Dhuna ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve! Në kërkim një tjetër person (EMRI)

Aktualitet

Dhuna ndaj gazetarit Ilir Demalia, arrestohet njëri prej autorëve!

Është arrestuar njëri prej dhunuesve të gazetarit Ilir Demalia, i cili u sulmua ditën e djeshme sapo kishte dalë nga banesa. Në pranga ka rënë Roland Sula, ndërkohë që një tjetër person që ka marrë pjesë në dhunën e ushtruar ndaj gazetarit, është shpallur në kërkim.

Vetë Demalia pretendonte në dëshminë e tij në Polici se sulmi nuk kishte të bënte me motive politike. Gazetari deklaroi dje në “Shqipëria Live” se autori i sulmit ishte një banor i zonës, që e kishte akuzuar se kishte lajmëruar policinë për të shkuar për të gjobitur makinat e parkuara keq në rrugë.

 

 

ME TE LEXUARAT