“Dhuna e tyre kthehet në forcë për ne!”- Aktivisti Edison Lika: Sulmi i policisë ishte me skenar!

Aktivisti Edison Lika, i cili u arrestua gjatë protestës së djeshme para Kuvendit, tha se situata e dhunshme e krijuar gjatë tubimit ishte e planifikuar dhe se qëllimi ishte arrestimi i personave që kishin qenë më aktivë gjatë protestave.
I ftuar në “News 24”, Lika tha se kishte pasur një “listë” me emrat e personave që do të shoqëroheshin, ndërsa hodhi poshtë akuzat për përdorim të mjeteve piroteknike nga protestuesit. Sipas tij, policia duhet të publikojë prova konkrete për këto pretendime.
“Dukej sikur kjo dhunë dje ka qenë e planifikuar, pra ka pasur nje llojë liste me personat që duhet të shoqëroheshin ditën e djeshme, pra me personat që kanë qenë me shumë aktiv gjatë protestës. Por duket se edhe kjo kartë nuk ju eci pasi sic e pamë ditën e djeshme ne protestën para kryeministrisë ka pasur me shumë njerëz se sa pardje. Dhuna e tyre kthehet në forcë për ne.
Unë dje kam qenë gjatë gjithë kohës në protestë dhe nuk kam parë asnjë mjet piroteknik, madje dje kam parë nje polic që kishte marë një demtim në kokë, mendova se mos e ka kapur ndonjë tapë bidoni sepse ishte një demtim shumë i vogel në krahasim me dëmtimet që na janë bërë ne.
Pse nuk i dokumentojnë me foto e me video këto raste, policia e shtetit ka qenë me të gjitha mediat e veta aty, si ka mundësi që nuk kemi foton e asnjë njeriu me ndonjë material piroteknik aty. Kjo protest është paqësore dhe do vazhdojë të jetë paqësore deri në fund. Këto akuza janë të pavërteta dhe të turpshme. Dhuna është parë shumë qartë se nga ka ardhur, ne kemi qenë gjatë gjithë kohës duke mbrojtur veten” , u shpreh ai.


