Gjin Gjoni flet pas fitores: Do fillojmë riorganizimin e PD, situata është kritike

Aktualitet

Gjin Gjoni flet pas fitores: Do fillojmë riorganizimin e PD, situata

Gjin Gjoni ka folur pasi u zgjodh kryetari i ri i degës së Rithemelimit të Pd-së në qytetin e Lezhës. Ai ka falenderuar kolegët, të cilët thotë, bënë një garë dinjitoze.

Gjoni: Populli i Lezhës arriti që të më votëbesojë mua. Kjo është një përgjegjësi shumë e madhe. Falenderoj gjithë votuesit lezhjanë dhe familjen time për mbështetjen e deritanishme. Situata politike në të cilën ne ndodhemi është kritike.

PD-ja e Lezhës ka objektiva të qarta për 2025, të bashkuar siç jemi sot ne do fillojmë riorganizimin e partisë dhe njëkohësisht do fillojmë edhe përgatitjen për fushatën e 2025.

Gjoni triumfoi përballë dy kandidatëve të tjerë, Albert Rrusti dhe Paulin Marku me diferencë të thellë, duke siguruar 604 vota.

Gjin Gjoni flet pas fitores: Do fillojmë riorganizimin e PD, situata

Rrusti siguroi 312 vota, ndërsa Paulin Marku mblodhi 131 vota, ndërsa në proces morën pjesë mbi 1100 anëtarë.

Dha dorëheqjen si gjyqtar para vettingut, Gjin Gjoni zgjidhet kryetar i Rithemelimit në Lezhë

Gjin Gjoni flet pas fitores: Do fillojmë riorganizimin e PD, situata

Gjin Gjoni është shpallur kryetar i Rithemelimit në degën e PD-së në Lezhë. Gjoni, i cili ka arritur të marrë 604 vota ishte në garë me Albert Rrustin, i cili mori 312 vota dhe Paulin Markun, që arriti të sigurojë 131 vota.

Kjo nuk është tentativa e parë e ish-gjyqtarit per t’u bërë pjesë e politikës si pjese e PD.

Në vitin 2020 Gjin Gjoni u paraqit si kandidat në procesin e primareve të PD për t’u bërë deputet.

Por asokohe Lulzim Basha e skualifikoi duke sqaruar se asnjë gjyqtar apo prokuror që ka dhënë dorëheqjen nga vetingu apo është rrëzuar gjatë procesit të verifikimit nuk mund te jete deputet i Partisë Demokratike.

Gjin Gjoni mbante postin e gjyqtarit të Apelit në Tiranë kur dha dorëheqjen duke iu shmangur vetingut.

ME TE LEXUARAT