DETAJET/ Goditet grupi me 26 anëtarë në Qarkun e Elbasanit, 5 në kërkim! 10 persona janë arrestuar sot, dhe 8 të tjerë ...

Aktualitet

DETAJET/ Goditet grupi me 26 anëtarë në Qarkun e Elbasanit, 5

Një operacion i gjerë policor po zhvillohet në qytetin e Elbasan, në bashkëpunim me SPAK, në kuadër të goditjes së një grupi të dyshuar për trafik ndërkombëtar droge.

Lidhur me këtë operacion të gjerë anti-drogë në Qarkun e Elbasanit, gazetari Edison Vatnikaj sjell detajet e reja, teksa bën me dije se është goditur një grup kriminal me 26 anëtarë, dhe 5 të tjerë të shpallur në kërkim.

“Në operacionin antidrogë në Qarkun e Elbasanit, janë 10 persona të arrestuar sot dhe 8 të tjerë që janë arrestuar më herët”, sqaron gazetari.

Sipas informacioneve paraprake, ndërhyrja është bazuar në zbardhjen e komunikimeve në aplikacionin “Sky”, nga ku dyshohet se janë identifikuar persona të përfshirë në trafikun e kokainës nga vendet e Amerikës Latine drejt disa vendeve të Europës.

AKSIONI

Mëngjesin e sotëm, forcat speciale RENEA dhe FNSH kanë zbarkuar në Elbasan për ekzekutimin e vendimeve të gjykatës, si dhe për kryerjen e kontrolleve në disa banesa.

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se kontrollet po kryhen në Prrenjas, Librazhd e Elbasan si dhe në disa bashki të tjera të qarkut.

Gjykata ka lëshuar 20 urdhër-kontrolle banesash dhe 18 urdhër-arreste. Raportohet edhe për disa të shoqëruar.

Deri në këtë fazë të operacionit janë arrestuar 10 persona, ndërsa 8 persona mësohet se janë ndaluar ose shpallur në kërkim nga operacione të ndryshme të kryera më parë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion