Detajet e reja nga dosja e Ahmetajt, zbulohen 138 telefonata dhe mbi 3 mijë mesazhe me Mirel Mërtirin
Lajmifundit
/
11 Korrik 2023, 11:22
Aktualitet

Këshilli i Mandateve dhe Imuniteteve do të mblidhet sot në orën 16:00 për të diskutuar kërkesën e SPAK për arrestimin dhe kontrollin e banesës së ish kryeministrit Arben Ahmetaj.
Kërkesa prej 12 faqesh drejtuar Kuvendit ka mbërritur ditën e djeshme në zyrat e Kryesisë dhe aty janë renditur arsyet përse sipas SPAK, Ahmetaj duhet të arrestohet.
Gazetarja Klodiana Lala ka zbardhur detaje të tjera nga dosja e Ahmetajt.
Sipas saj nga një akt ekspertimi i një celulari të gjetur në shtëpinë e ish bashkëshortes së Ahmetajt rezulton se ai ka 138 komunikime dhe 3287 mesazhe me Mirel Mërtirin.


