Detaje TRONDITËSE nga krimi në Roskovec: Para se ta vriste i moshuari tërhoqi gruan zvarrë dhe...

Aktualitet

Detaje TRONDITËSE nga krimi në Roskovec: Para se ta vriste i moshuari

Detaje tronditëse kanë dalë nga krimi i rëndë i cili ndodhi në Roskovec, ku i moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten.

Burimet për mediat bëjn me dije se para se të kryente krimin e rëndë, 80-vjeçari Shefit Rrapaj ka tërhequr zvarrë gruan e tij, D

ashuri Rrapaj nga oborri i banesës dhe e ka futur brenda shtëpisë. Pas kësaj ai e ka qëlluar atë me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, ajo ka humbur jetën në moment. Pas këtij akti, i moshuari ka vrarë edhe veten.

Çifti Rrapaj kishte rreth 20 vite që jetonte në këtë zonë, pasi ishin zhvendosur nga Levani i Beratit. Ata ishin prindër të 7 fëmijëve, 3 vajza dhe 4 djem, shumica e të cilëve jetojnë në emigracion.

Vetëm njëri prej djemve banonte me ta dhe është shoqëruar në komisariat për të dhënë dëshminë e tij lidhur me ngjarjen.

Burime nga zona bëjnë me dije se në familje kanë ekzistuar konflikte të vazhdueshme ndër vite. Madje, vetëm katër ditë më parë, në banesën e tyre kishte ndërhyrë edhe policia për të sqaruar mosmarrëveshjet mes çiftit. Gjithashtu, mësohet se rreth 10 vite më parë, i moshuari kishte tentuar t’i jepte fund jetës me armë zjarri./Shqip

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion