Detaje të reja, vrasja e Badhok Pllanajt nga tre persona, dyshohen killera me pagesë

Aktualitet

Detaje të reja, vrasja e Badhok Pllanajt nga tre persona, dyshohen killera

Zbardhen detaje të reja janë zbardhur nga atentati me armë zjarri i ndodhur mbrëmjen e të dielës në Shkodër ku u ekzekutua Bardhok Planaj.

Burime pranë grupit hetimor bëne me dije se 46 vjecari ishte duke udhëtuar në drejtim të Koplikut me mjetin e tij tip range rover kur ra në pritë. Në atentat, mendohet se morën pjesë tre persona.

Ata e ndoqën Bardhok Pllanajn me një makinë tip “Wolsksvagen” me targa italiane dhe më pas në afersi te fshatit Dobraç i Ri, hapën zjarr ndaj tij. Autorët qëlluan me breshëri plumbash nga makina.

Detaje të reja, vrasja e Badhok Pllanajt nga tre persona, dyshohen killera

I gjetur në befasi, Bardhok Planaj u përpoq të largohej por nuk ia doli pasi për rreth 300 metra ekzekutorët qelluan pa u ndalur.

Në automjetin e viktimës u konstatuan rreth 40 plumba, prej të cilëve 18 kishin përfunduar në trupin e 46-vjeçarit.

Sipas hetuesve, dy prej plumbave rezultuan fatal, pasi e kapën atë në kokë dhe në zemër.

Autorët u larguan me shpetjësi ndërsa e braktisën mjetin në afersi te stacionit te pompave në Dobraç ku u gjet i djegur nga policia.

Ekzekutorët dyshohet të jene vrasës me pagesë, ndërsa shkak I krimit mund te jete larja e hesapeve mes grupeve kriminale.

Bardhok Planaj ka qenë disa herë i skeduar për vepra të ndryshme penale mes të cilave trafiku i drogës, ndërsa njihej dhe me peseudonimin “Kumbari”.

ME TE LEXUARAT