Detaje të reja nga grabitja e filialit të BKT, dyshohet se janë përfshirë 3 persona

Dalin detaje të reja nga grabitja e filialit të bankës së nivelit të dytë BKT, në Koplik, duke zbuluar shumën e marrë.
Grabitja ka ndodhur rreth orës 14.10 minuta të së hënës, në një orar që ka pasu shumë pak lëvizje, dhe se në bankë ndodheshin dy klientë dhe punonjësit e bankës.
Autorët e dyshuar kanë arritur të marrin 10 mijë euro, 1 mijë dollarë dhe 400 mijë lekë të reja.
Pavarësisht rezistencës së një polici i cili gjendej aty pranë, autorët e dyshuar e kanë kërcënuar me armë, duke u larguar, për të djegur më tej makinën tip Volksëagen, në periferi të Koplikut.
Personat e dyshuar, pasi kanë djegur automjetin e tyre, kanë vjedhur nën kërcënimin e armës, një automjet tjetër tip “Benz” të një qytetari të rastit dhe janë larguar.
Mësohet se zona ku gjendet banka ka shumë biznese dhe kamera, ndërkohë që nga të dhënat e para, dyshohet për tre persona të përfshirë.
Shërbimet e policisë ngritën pika të shumta kontrolli, por pa arritur të bien në gjurmët e autorëve, ndërkohë që hetimet janë në vijim.