Detaje te reja nga aksidenti në Rrëshen/ Shtatë persona të plagosur, mes tyre 3 fëmijë

Policia ka dhënë detaje në lidhje me aksidentin e mbrëmjes së sotme në Rrugën e Kombit. Ajo thotë se janë përplasur dy mjete, ndërsa shtatë persona kanë mbetur të plagosur, mes të cilëve edhe tre fëmijë.
“Për pasojë janë lënduar fizikisht të gjithë personat që ndodheshin në mjetet e përfshira në aksident.
Janë dërguar në Spitalin Rajonal të Rrëshenit 4 nga të dëmtuarit, ndërsa 3 prej tyre janë transportuar për në Spitalin e Traumes Tiranë, ku paraprakisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën”, njofton policia.
Ndërkohë, grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.


