Detaje nga shpërthimi i bombolës në Velipojë, familja në gjendje kritike për jetën

Nga ngjarja e ndodhur ditën e djeshme në Velipojë, ku katër anëtarë të familjes Gjoka kanë marrë plagë tepër të rënda si pasojë e shpërthimit të gazit në Hotelin e tyre, janë siguruar disa detaje nga ngjarja.
Gjendja shëndetësore e të lënduarve raportohet të jetë kritike për jetën. Sipas balkanweb nga vizita pranë ambienteve të QSUT të lënduarit, nëna bashkë me tre fëmijët e saj janë duke luftuar me vdekjen.
Gjyshja e fëmijëve e gjendur pranë tyre ka folur, duke thënë se doktorët po bëjnë maksimumin për të shpëtuar jetën e nënës me tre fëmijët, ndërsa është shprehur se zjarri është shkaktuar nga bombola e vogël.
“I kanë rënë mbrapa boll. Doktorët kanë bërë maksimumin. Si infermierë, si doktorë, kanë bërë boll. Bombola e vogël ka marrë. Sa ka ndezur bombolën e vogël me bërë kafen, ka marrë flakë, ka shpërthyer”, ka thënë gjyshja e fëmijëve, raporton “BalkanËeb”.