Detaje nga dosja/ Ja si u porosit dhe organizua atentati i dështuar ndaj Domart Konjarit

Aktualitet

Detaje nga dosja/ Ja si u porosit dhe organizua atentati i dështuar ndaj

Detaje të reja janë zbuluar nga atentati i 2019 ku u synua të eliminohet Domart Konjari, dhe lidhja me bandën kriminale që kishte ngritur 18 baza armatimi në Tiranë.

 Enver dhe Ermond Jamaku janë personat që vendosën eksploziv ne automjetin e kunatit Artion Bylyku, ndërkohë objektivi ishte Domart Konjari.

Sipas dëshmisë së Jamakut, atentati është porositur nga Flor Abazi, Bled Deda dhe Paris Prenga që janë pjesë e grupit që kishte ngritur 18 baza armatimi.

Këta të fundit i kanë premtuar Enver Jamakut se do t’i jepnin shumë të konsiderueshme parash, ndërkohë i vunë në dispozicion automjet dhe dy mina me lëndë eksplozivetë lidhura e të komanduara me pulte në distancë.

Po ashtu ata i kanë treguar edhe foton e Konjarit, automjetin që përdorte dhe vendet që frekuentonte.

‘’’Shtetasi Enver Jamaku shpjegon se ka bashkëpunuar me këta persona në kryerjen e këtij aktiviteti të kundraligjshëm,.

Enver Jamaku në shpjegimet e tij ka deklaruar se ai dhe shtetasi Ermond Jamaku janë personat të cilët kanë vendosr dhe shpërthyer lëndën eksplozive në automjetin e shtetasit Artion Bylyku në rrugën ‘’Ramazan Biogdani’’ në muajin Tetor 2019. Në vitin 2019, është porositur nga Flor Izet Abazi, Blend Idriz Deda dhe Paris (Bledi) Pjetër Deda, për kryerjen e vrasës së shtetasit Domart Konjari. Për kryerjen e kësaj ngjarje këta tre shtats, i kanë gjetur dhe vënë në dispozicion personave nën hetim Enver Jamaku dhe Ermond Jamaku automjetet për të mbajtur nën vënzhgim të viktimës dhe dy mina me lëndë eksplozive të lidhura e të komanduara me pulte komandimi në distancë. Ata i kanë premtuar se do ti jepnin shuma të konsiderueshme parash në këmbim të kryerjs së vrasjes së shtetasit Domart Konjari. Gjithashtu ka në dhënë një njohje (duke i treguar) personit nën hetim Enver Jamaku, fotografinë e shtetasit Domart Konjari, automjeti që përdor, një Mercedes Benc ngjyrë e zezë me targa të huaja me numra ‘’111’’ (sa mbajmë mënd personat nën hetim). Ata i kanë treguar vendet që frekuenton shtetasi Domart Konjari dhe një ditë para ngjarjes e kanë njoftuar personin nën hetim Enver Jamaku se automjeti i viktimës është i parkuar në rrugën ‘’Ramazan Bogdani’’, pikërisht në vendin ku ka ndodhur dhe shpërthimi.

Për këtë ngjarje më datë 18.10.2019 ëshë vendosur dhe shpërthyer në dsitacënë automjeti Mercedes Benc ngjyrë e zezë me targë KSB X111 të shtetasit Artjan Bylyku.’’– thuhet në dosjen hetimore.

ME TE LEXUARAT