DETAJE! 36-vjeçari plagosi me thikë në kokë pronarin e banesës në Vlorë, SHKAK dhoma...

Aktualitet

DETAJE! 36-vjeçari plagosi me thikë në kokë pronarin e

Një konflikt i shkaktuar nga një mosmarrëveshje për afatet e qëndrimit në një dhomë me qira ka përfunduar me plagosjen e pronarit të banesës në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ndodhi sot rreth orës 09:00 në lagjen “10 Korriku”, ku shtetasi B. L., 53 vjeç, dhe qiramarrësi i tij, Klevis Aliaj, 36 vjeç, u përfshinë në një debat verbal që më pas degjeneroi në përleshje fizike.

Sipas Policisë, gjatë konfliktit, Aliaj dyshohet se ka goditur pronarin e banesës me një mjet të mprehtë, duke i shkaktuar dëmtime të lehta.

53-vjeçari është transportuar menjëherë në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Pas ngjarjes, i dyshuari është shoqëruar nga policia dhe ndodhet në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe për përcaktimin e përgjegjësive ligjore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion