Dështon sërish PROVIMI! Publikohen online tezat e Biologjisë dhe Ekonomisë

Aktualitet

Dështon sërish PROVIMI! Publikohen online tezat e Biologjisë dhe

Teksa kanë kaluar vetëm 30 minuta nga orari zyrtar i nisjes së provimit të lëndës me zgjedhje për maturantët, në internet është publikuar teza e Bilogjisë si dhe ajo e Ekonomisë.

Njësoj si me provimet më parë, atë të Anglishtes, Gjuhë-Letërsisë dhe Matematikës, teza është bërë publike në rrjetin social Facebook duke vërtetuar edhe njëherë dështimin e Ministrisë së Arsimit e cila justifikohet gjithnjë se kjo gjë nuk ndikon në proces.

Janë rreth 27 mijë maturantë në të gjithë vendin që i nënshtrohen këtij provimi të fundit. Testi i cili ka nisur në orën 10:00 do të zgjasë 2 orë e 30 minuta.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion