Dëshmon shqiptarja që kishte lidhje jashtëmartesore me Bledar Dedjan: U njohëm në një aplikacion takimesh

Aktualitet

Dëshmon shqiptarja që kishte lidhje jashtëmartesore me Bledar

39-vjeçari shqiptar Bledar Dedja u gjet i masakruar me thikë mëngjesin e së dielës së 21 janarit, në një zonë pyjore të Paderno del Grappa, Treviso, Itali, teksa krimi mbetet ende i pazbardhur. Ai u gjet i zhveshur me pantallona të ulura dhe pista kryesore ku po hetojnë autoritetet është ajo e krimit të pasionit.

Mediat përtej Adriatikut kanë dhënë detaje së fundmi nga dëshmia e dhënë nga një grua shqiptare rreth të 30-ave, e cila dyshohet që ka pasur një lidhje jashtëmartesore gjatë dy viteve të fundit me viktimën.

Në deklarimet e saj të dhëna pranë autoriteteve shqiptarja ka pranuar lidhjen dhe ka zbuluar se është njohur me 39-vjeçarin në një aplikacion takimesh online.

Shqiptarja ishte në mesin e shumë personave që policia italiane ka marrë në pyetje për vrasjen e 39-vjeçarit. Dyshohet se Bledar Dedja ishte një përdorues i rregullt i aplikacionit të takimeve online dhe mund të jetë njohur aty dhe me personin që e ekzekutoi.

Dedja, i cili ishte i martuar dhe kishte dy fëmijë, bënte një jetë të dyfishtë, për të cilën bashkëshortja e tij nuk kishte dijeni.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion