Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier, cilat përfshihen në listë

Aktualitet

Deri më 15 maj ndalohet në Durrës qarkullimi i automjeteve

Nga data 15 janar deri më 15 maj 2025, në disa nga rrugët kryesore të qytetit të Durrësit do të ndalohet qarkullimi i automjeteve të transportit të përzier (ATP) në intervalet orare 07:00-09:00 dhe 16:00-18:00, nga e hëna deri të premten.

Gjithashtu, automjetet e tonazhit të rëndë (ATV) me peshë mbi 6.5 ton do të jenë të detyruara të ndjekin një itinerar të caktuar nga bashkia.

Ky urdhër, i lëshuar nga Policia Bashkiake Durrës, ka për qëllim lehtësimin e trafikut të rënduar në oraret e pikut.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Sinjalistika përkatëse është vendosur tashmë në të gjitha akset kryesore hyrëse dhe dalëse të qytetit, duke paralajmëruar drejtuesit e mjeteve.

Duke filluar nga e hëna, 20 janar, shkelësit e këtij urdhri do të ndëshkohen me masa administrative, sipas parashikimeve të Kodit Rrugor.

Rrugët e përfshira në këtë masë përfshijnë: rrugët “Adria”, “Stefan Kaçulini”, “Glaukia”, “Hysen Kërtusha”, “Aleksandër Goga” (nga Drejtoria e Policisë deri te Prefektura), “Dëshmorëve”, bulevardin “Epidamn”, “Egnatia”, “Taulantia”, “Currilave”, “Mars 91”, si dhe të gjitha segmentet rrugore brenda unazës së përcaktuar në hartë.

Sinkron Ervis Qoku shefi i sektorit të qarkullimit në Policinë Bashkiake

“Policia Bashkiake u kërkon të gjitha subjekteve tregtare që të respektojnë oraret dhe sinjalistikën për furnizimin e mallrave, duke bashkëpunuar për zbatimin e këtij urdhri administrativ që synon të rregullojë trafikun në qytet.”

Nga ky ndalim përjashtohen mjetet e policisë, emergjencave, zjarrfikësve, ndërmarrjeve të shërbimeve komunale të Durrësit dhe Plazhit, Agjencisë së Parqeve Urbane, Ndërmarrjes Rruga dhe mjetet e transportit publik.

ME TE LEXUARAT