Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me ‘motër’, futi gabimisht komshien te ....

Aktualitet

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e së enjtes një problematikë me Gjendjen Civile, ku një qytetar ankohet se gabimisht i kanë futur një komshie në certifikatën familjare.

Qytetarja e regjistruar gabim në atë trung familjar, hapi gjyqin për korrigjimin e akteve të lindjes, por ende nuk i është bërë korrigjimi në sistem, duke penguar denoncuesit të mos bëjnë asnjë veprim me hipoteka, në gjendjen civile, te noteri.

Në redaksinë e emisionit Fiks Fare është ankuar Elmaz Gjepali, i biri i Feim dhe Mejte Gjepalit nga Shijaku. Elmazi ankohet se në trungun familjar, në certifikatat e familjes së tij, është futur gabimisht një banore tjetër e Shijakut. Ai thotë se një shtetase, E.Gjepali, e lindur më 10 mars 1992, figuron në certifikatat familjare dhe gabimi është bërë nga zyra e Gjendjes Civile në Gjepalaj, Shijak.

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me

Ai thotë se shtetësja në fjalë kishte atësinë dhe mbiemrin njësoj si ai, ndërkohë që Gjendja Civile i ka ndryshuar emrin e nënës, në certifikatën e lindjes. Elmazi vijon se, vetë qytetarja në fjalë ka hapur një gjyq në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor në Durrës, ku është vendosur korrigjimi i aktit të lindjes. Gjykata ka bërë korrigjimin e aktit të lindjes, ku në vend të amësisë “Mejte” është vendosur amësia “Zeqine”. Vendimi i Gjykatës së Durrësit, i datës 01 mars 2011, i formës së prerë, është depozituar në zyrën e Gjendjes Civile në Gjepalaj, apo në zyra të tjera të Gjendjes Civile, ku E.Gjepali është martuar.

Por, pikërisht këtu ka filluar kalvari i familjes së ankuesit, Elmaz Feim Gjepali. Babai i tij, Feimi dhe nëna e tij, Mejte, kanë ndërruar jetë. Elmazi ka kërkuar nxjerrjen e dëshmisë së trashëgimisë dhe rezulton se në trungun familjar nga viti 1991 (vit në të cilin nuk kishte lindur E.) e deri në vitin 2012, në certifikatat e tyre familjare del emri i E.Gjepalit, pavarësisht se ka një vendim të formës së prerë.

Denoncimi i pazakontë nga Shijaku: Gjendja Civile më bëri me

Qytetari kërkon që emri i saj të hiqet nga çdo certifikatë ndër vite e trungut familjar, pasi prania e saj, dëmton rëndë ekonomikisht dhe moralisht interesat e kësaj familje, duke e penguar të veprojë në zyrat noteriale dhe në zyrat e shtetit.

Pas ankesës, qytetari shkon te Gjendja Civile në Shijak për të pyetur dhe për të rregulluar të gjithë problematikën. Punonjësja i thotë se gabimi është bërë vite më parë dhe se ajo e ka të pamundur që të futet në sistem dhe të ndryshojë aktet e lindjes. Punonjësja i thotë se ajo zyrë vetëm kaq mund të bëjë aktualisht, dhe se veprimet në regjistër bëhen nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile.

Gjendja Civile e Shijakut, në një përgjigje për Fiks Fare, thotë se historiku i kësaj problematike lidhet që në aktin e lindjes, ku është regjistruar gabim me amësi Mejte dhe jo Zeqine siç është lindur. Këto të dhëna janë hedhur gabimisht nga nëpunësi i Gjendjes Civile Gjepalaj, për shkak të emrit të njëjtë në atësi, por me amësi të ndryshme.

Gjykata, thotë Gjendja Civile, ka vendosur që të kryhet korrigjimi i dhënies së aktit të lindjes, me ndryshimin e amësisë. Në përgjigje, kjo zyrë shton se korrigjimi bëhet vetëm nga Drejtoria e Përgjithshme e Gjendjes Civile në Tiranë. Fiks Fare iu drejtua me një kërkesë zyrtare kësaj drejtorie, e cila tha se ka urdhëruar korrigjimin e regjistrit, duke iu drejtuar me një shkresë operatorit që mirëmban këtë sistem.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion