Denoncimi i Berishës për dosjen e AKSHI-t në Strasburg, zyrtari i lartë i PE: Mos më pyesni për atë...

Aktualitet

Denoncimi i Berishës për dosjen e AKSHI-t në Strasburg, zyrtari i

Raporteri i Parlamentit Evropian për Shqipërinë, Andreas Schieder, ka deklaruar se Bashkimi Europian nuk e ka parë si shqetësim zyrtar denoncimin e kreut të PD Sali Berisha lidhur me dosjen e SPAK për AKSHI-n.

Pyetjes së gazetarëve nëse grupi i strukturuar kriminal, sipas Berishës, kishte eksportuar informacione të NATO-s që disponon edhe Shqipëria, Schieder iu përgjigj:

“Përgjigjja e parë dhe e shkurtër është jo. Së dyti, ju lutem mos më bëni pyetje për gjithçka që thotë Berisha dhe të më kërkoni të bëj komente për çdo deklaratë të tij, sepse edhe unë do të duhet të dal pastaj nga roli im institucional.”– tha ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion