“Dënimi i Salianjit rast i paprecedent”/ Basha në Bundestag, takim me Stefan Kaufmann

Aktualitet

“Dënimi i Salianjit rast i paprecedent”/ Basha në

Kryetari i PD-Demokratët Euroatlantikë, Lulzim Basha, dhe deputetja Oriola Pampuri gjatë vizitës në Berlin zhvilluan një takim me Stefan Kaufmann, raportuesin për Shqipërinë në Grupin e Punës për Çështjet Europiane të Bundestagut Gjerman.

Basha theksoi rëndësinë e sundimit të ligjit dhe luftës kundër korrupsionit, duke e cilësuar korrupsionin, pastrimin e parave dhe varfërinë si sfidat kryesore që përballet Shqipëria.

Ai shprehu shqetësim për përpjekjet e kryeministrit Edi Rama, i cili sipas tij është në bashkëpunim me disa opozitarë, për të shantazhuar dhe kontrolluar institucionet e drejtësisë, duke përmendur amnistinë si një rast të qartë të lirimit të zyrtarëve të korruptuar.

Kreu i demokratëve euroatlantikë theksoi se shqiptarët presin që pas 33 vitesh demokraci, ata që janë të korruptuar dhe të inkriminuar të përballen me drejtësinë.

Basha gjithashtu shprehet se folën për situatën politike në vend dhe teatrin politik në vend i cili kulmoi me amnistinë, ndryshimet në kodin zgjedhor dhe vendimin e Gjykatës së Apelit për legjitimitetin e PD-së nga e njëjta trupë gjyqësore, që në një rast të paprecedent, dënoi deputetin Ervin Salianji, duke treguar qartë se sistemi ynë i drejtësisë është nën presion

ME TE LEXUARAT