Dëmtohet mjeti i ish-anëtarës së Këshillit Bashkiak, persona të paindentifikuar thyejnë xhamat e makinës dhe...
Lajmifundit
/
5 Qershor 2023, 09:49
Aktualitet

Një automjet në Shëngjin është dëmtuar në rrethana të paqarta. Mësohet se mjeti, që i përket Alida Haxhias, ish-anëtare e Këshillit Bashkiak të Shkodrës, ishte parkuar pranë një pallati.
Persona ende të pa identifikuar kane thyer xhamat duke e dëmtuar plotësisht automjetin e parkuar.
Drejtuesja e mjetit ka njoftuar policinë për ngjarjen. Nga hetimet e policisë, ka dyshime se mjeti është tentuar të vidhet.


