Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë, Ministria e Jashtme: Vetëm dëme materiale

Aktualitet

Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë,

Raketat ruse kane shenjestruar vec te tjerash edhe Ambasaden e Shqipërisë në Kiev. Ambientet e saj kane pësuar dëme materiale pas sulmit te fundit rus në kryeqytetin e Ukrainës, njoftoi ministria e Jashtme ne Tirane.

Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë,

Sipas Ministrisë së Jashtme, në sulm janë dëmtuar fasada e jashtme dhe hapësira brenda godinës.

NJOFTIM PËR MEDIAN/ Një seri sulmesh ajrore  të Federatës Ruse tronditën Kievin të premten në mëngjes, duke shkaktuar dëme të shumta në disa zona në kryeqytetin e Ukrainës.

Si pasojë e këtyre sulmeve, u dëmtuan pjesërisht fasada e jashtme dhe disa hapësira brenda godinës së ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Kiev dhe ambasadave të pesë vendeve të tjera, duke vënë në rrezik jetën e personelit diplomatik. Raportohet vetëm për dëme materiale.

Sulmi i Rusisë godet ambasadën shqiptare në Ukrainë,

Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dënon pa asnjë mëdyshje këto sulme brutale. Ky akt i pakuptimtë është një sulm ndaj themeleve të vetë diplomacisë ndërkombëtare.

Mbrojtja e personelit diplomatik dhe paprekshmëria e misioneve janë parime të panegociueshme që duhet të respektohen dhe të zbatohen plotësisht.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion