“Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr vëmendjen në protestën e PD

Aktualitet

“Demokracia në rrezik, ta shpëtojmë!”/ Qytetari merr

Prej disa minutash ka nisur protesta kombëtare e Partisë Demokratike.

Me pankarta në duar demokratët kanë zgjedhur shprehje që pasqyrojnë kërkesat e tyre ndërsa kanë renditur edhe skandalet e qeverisë “Rama”

Mirëpo një protestues, ka zgjedhur që mesazhet t’i përcjellë ndryshe.

I veshur me një veshje plotësisht të bardhë, ai ua ka lënë vëmendjen mbishkrimeve mbi të.

“Vllazën, demokracia në rrezik. Ta shpëtojmë”, shkruhet në pjesën e pasme të bluzës. Te pantallonat, ai shkruan: “Poshtë diktatura”, duke ndarë dy fjalët në secilën këmbë. Në kokë mban një plis me një shall të zi/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion