Dëme nga breshëri Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron të mbjellat

Aktualitet

Dëme nga breshëri Fier, stuhia për 20 minuta shkatërron

Reshjet e dendura të breshërit që ranë pasditen e djeshme në zonën e Frakullës kanë shkaktuar dëme të mëdha në bujqësi.

Brenda vetëm 20 minutash, dhjetëra hektarë të mbjella u shkatërruan. Sipas verifikimeve paraprake janë dëmtuar rreth 60 hektarë me drurë frutorë dhe ullishte.

Në fshatin Kafaraj, breshëri zgjati rreth 30 minuta, dhe sipas banorëve, nuk është parë ndonjëherë një stuhi e tillë. Një prej fermerëve të prekur shprehet se dëmet janë të konsiderueshme, pasi ullinjtë janë në fazën e lidhjes së kokrrës, ndërsa pemët frutore janë në lulëzim.


Një fermer, i cili kultivon luleshtrydhe dhe ka mbi 2 hektarë prodhim, thotë se ky është dëmi më i madh që ka pësuar ndonjëherë.

Të ndodhur në këto kushte, fermerët e Frakullës kërkojnë ngritjen e një komisioni për verifikimin e parcelave të dëmtuara dhe dëmshpërblimin e tyre nga qeveria.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion