Del videoja/ U kap me 1 kg kokainë, momenti i arrestimit të policit të RENEA-s dhe dy bashkëpunëtorëve të tij

Aktualitet

Del videoja/ U kap me 1 kg kokainë, momenti i arrestimit të policit

Këto janë pamjet e momentit të arrestimit të efektivit të RENEA-s, Xhulio Liçi dhe dy bashkëpunëtorëve të tij, Ded Nimani dhe Luan Gaci.  

Policia dha detaje nga operacioni duke sqaruar se tre të arrestuarit po blinin 1-2 kg kokainë, të cilën më pas kishin ndërmend ta shisnin në zona të ndryshme të Tiranës. 

Efektivi i policisë ndiqej prej kohësh pas dyshimeve se ai merrej me aktivitet të paligjshëm, pra trafikim droge. 

Operacioni

Rreth orës e 11:12 minuta të ditës së sotme në aksin rrugor Tiranë-Durrës në rrugën e vjetër në Ndroq, në ambientet e jashtme të një lokali, policia gjeti të parkuar automjetin Benz me targa AA463TO.

Automjeti drejtohej nga Luan Gaci dhe po në këtë vend afrohet dhe parkohet automjeti tjetër po Benz me targa AB 892 BZ ku ndodheshin 2 persona, drejtues ishte Xhuljo Liçi dhe pasagjer ishte Ded Ninami.

Këta dy të fundit dalin nga automjeti duke shkuar tek bagazhi i makinës me targa BZ. Në atë moment u afrohet edhe Luan Gaci, të tre personat hapin bagazhin e makinës dhe Xhuljo Lici nxjerr një pako në formë drejtkëndore e mbështjellë me plastmas transparent dhe brenda saj dyshohej të kishte lëndë narkotike të llojit kokainë të cilën po e mbante në dorë në prezencë të Nimanit dhe Gacit duke biseduar me ta.


Pikërisht në këtë moment është bërë ndërhyrja nga ana e policisë dhe Lici ka hedhur pakon në tokë. Pakoja me droge kishte mbishkrimin “Baron” për këtë arsye operacioni i policisë u kodua me këtë emër.

ME TE LEXUARAT