Del për herë të parë, nëna e Damian Gjiknurit tregon "live" klavikulën e thyer në 21 Janar(FOTO)

Aktualitet

Del për herë të parë, nëna e Damian Gjiknurit tregon

Liri Gjiknuri, nëna e politikanit të lartë socialist Damian Gjiknuri, ka treguar për herë të parë se është lënduar fizikisht në mitingun që Partia Socialiste do të mbante më 21 Janar në Tiranë, por që fatkeqësisht u shndërrua në një ngjarje tragjike me katër Dëshmorë Atdheu.

E ftuar në emisionin "Dekalog" të gazetarit Roland Qafoku, Liri Gjiknuri ka treguar se atë ditë ka përfunduar në Spitalin e Traumës me klavikul të thyer dhe deformimin e kockës e ka treguar edhe "live".

Del për herë të parë, nëna e Damian Gjiknurit tregon

Gazetari: Në 21 Janar, ti ke pësuar diçka

Liri Gjiknuri: Po, por nuk e kam thënë

Gazetari: E ke nga 21 Janari atë?! (nis të tregojë frakturën)

Liri Gjiknuri: Po, kam thyer klavikulën. E shikon si është e shtrembër

Liri Gjiknuri: Ja shiko këtu (tregon klavikulën e thyer)

Gazetari: Ku ishit ju në 21 Janar?

Liri Gjiknuri: Këtu thuhet që u bë miting. Mitingu nuk kishte filluar. Unë kam qenë që në ora 4 atje, te Kryeministria. Për mitingun që do bëhej.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion