Del FOTO, ky është shqiptari që vrau gruan brutalisht me çekiç dhe duar në Greqi

Aktualitet

Del FOTO, ky është shqiptari që vrau gruan brutalisht me

Ky është 39 vjeçari shqiptar që goditi për vdekje bashkëshorten e tij me çekiç, ndërsa trupin ia mbajti të fshehur në papafingo të shtëpisë së tyre në Ampelokipi.

Sipas informacioneve nga mediat greke, shqiptari ka lajmëruar policinë pasditen e sotme dhe ka rrëfuer se gruan e ka vrarë me çekiç dhe se e ka në papafingo të shtëpisë së tyre.

Telefonata është bërë pak pas orës 18.00, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar oficerët e policisë për të zbuluar se çfarë ka ndodhur. Në shtëpi kishte një erë të keqe që në momentin e parë dhe u konstatua se në papafingo kishte çanta të zeza. 

Bashkëshorti i ka thënë policisë se e ka vrarë me çekiç dhe me duar nga xhelozia. Siç pohoi ai, fëmijët në atë moment ishin në shkollë. Të miturit nuk kanë mundur të kuptojnë asgjë, derisa vetë 39-vjeçari vendosi të flasë. Nuk dihet nëse ky është versioni i vërtetë i ngjarjes, megjithatë është e sigurt se gjatë gjithë këtyre ditëve fëmijët lëviznin nëpër shtëpi.

Sakaq, autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanve të ngjarjes, ndërsa pritet që në orët në vijim të merren në pyetje edhe dy fëmijët e mitur, nën praninë e psikologut. 

ME TE LEXUARAT