Degradon keq sherri mes disa personave në Korçë, qëllohen me sende të forta

Aktualitet

Degradon keq sherri mes disa personave në Korçë, qëllohen

Një konflikt i çastit në të cilin u përfshinë disa persona ka degraduar në dhunë fizike dhe në përdorimin e sendeve të forta. Gazetarja Lorena Kodra bën me dije për “BalkanWeb” se njëri prej tyre ka marrë edhe plagë të rënda në trup.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Dritat e Verdha në qytetin e Korçes.

Sipas informacioneve paraprake mësohet se i dëmtuari ka marrë fraktura në trup por është jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë policia ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e ngjarjes.

 Korçë/Informacion paraprak

Më datë 09.10.2021, rreth orës 17:20, në lagjen nr. 17, Korçë, në rrugën “Muzakajt”, gjatë një konflikti të çastit midis disa shtetasve, është dëmtuar me mjete të forta shtetasi E. Sh., i cili ndodhet në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

Shtetasit e tjerë të përfshirë në këtë konflikt, aktualisht ndodhen të shoqëruar në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

 

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion