“Dëgjuam zhurmën”- Dëshmitari tregon momentin e aksidentit në Vlorë: Kamioni ra përmbys

Aktualitet

“Dëgjuam zhurmën”- Dëshmitari tregon momentin e

Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e kësaj të hëne në Vlorë, ku një kamion ra nga rruga në bregdet. Kamioni u rrëzua në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë. Dëshmitari tregon se dëgjoi zhurmën kur ra mjeti dhe se shoferi u ndihmua nga qytetarët për të dalë nga kamioni.

“Ne ishim poshtë në lokal duke pirë kafe. Dëgjuam zhurmën dhe dolëm jashtë. Morën çunat kazmën e lopatat për të ndihmuar. Makina kishte rëndë përmbys. Shoferin e mori ambulanca e dërgoi në spital”-thotë dëshmitari.

Mendohet se shpejtësia ose mosfunksionimi i frenave ishin shkaku që drejtuesi humbi kontrollin duke rënë nga lartësia.

 

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion