"Dëgjuam breshërinë e plumbave", flasin banorët që nxorrën të vdekur biznesmenin nga "Audi"

Detaje të reja dalin nga atentati i mëngjesit të sotëm në Laç që la të vdekur në vend me 7 plumba biznesmenin Rakip Roli. Banorët rrëfyen se dëgjuan breshërinë e plumbave dhe dolën me shpejtësi për të parë se cfarë kishte ndodhur.
Makina eci gati 300 metra pasi u qëllua duke u përfshië në aksident me dy makina të tjera” tha njëri prej banorëve. Një tjetër banor u shpreh se e nxori biznesmenin nga makina e tij tip “Audi” për ta dërguar në spital, por fatkeqësisht kishte ndërruar jetë. Njëri nga djemtë e 50-vjeçarit u aksidentua rrugës për të shkuar në vendin e ngjarjes kur mësoi lajmin e zi.
Pista e vetme ku po hetohet për momentin është një konflikt i ditëve të fundit. Djemtë e biznesmenit mësohet se janë zënë me një person në Sanxhak. Për momentin në shënjestër të policisë dhe prokurorisë janë këta persona, që u konfliktuan me djemtë e biznesmenit. Njëri prej djemve mësohet se ka qenë i dënuar jashtë vendit disa vite më parë.


