Defekt teknik në linjën e transmetimit, qytetarët e Vlorës mbeten pa ujë

Aktualitet

Defekt teknik në linjën e transmetimit, qytetarët e Vlorës

Prej 48 orësh, qyteti dhe qytetarët e Vlorës janë pa ujë të pijshëm. Si pasojë e një defekti të rëndë teknik në linjën kryesore të transmetimit, furnizimi me ujë në qytetin e Vlorës është ndërprerë prej 48 orësh për qytetarët.

Strukturat përgjegjëse janë angazhuar për riparimin e avarisë dhe rikthimin sa më të shpejtë të shërbimit për qytetarët.

Punimet në linjën kryesore të transmetimit, me diametër 1000 mm, kanë nisur që në momentin e parë të konstatimit të defektit dhe kanë vijuar pa ndërprerje, përmes disa turneve pune.

Ekipet teknike vijojnë të jenë në terren, duke punuar me intensitet maksimal për përfundimin e riparimit dhe rikthimin gradual të furnizimit normal me ujë. Menaxhimi i situatës po kryhet nga specialistë të kualifikuar, nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, në bashkëpunim me Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë.

Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve dhe Drejtori i Ujësjellës-Kanalizime Rajoni Vlorë, Ermal Murati, janë në terren duke ndjekur nga afër punimet.

Aktualisht po punohet me ritme të shpejta për të mundësuar zgjidhjen sa më të shpejtë të situatës. Shpresohet që në orët e para të ditës së nesërme qytetarët e Vlorës të furnizohen me ujë të pijshëm.

Pamjet tregojnë momentin e çarjes së tubacionit kryesor, si dhe banorët që mbushin ujë te burimet e qytetit të Vlorës. Zjarrfikësit e Vlorës kanë furnizuar Spitalin e Vlorës me 30 mijë litra ujë përmes tre autoboteve.

ME TE LEXUARAT