Dëborë në prill/ Zbardhet qarku i Korçës, trashësia e borës arrin deri në 25 cm në aksin Boboshticë-Dardhë
Lajmifundit
/
1 Prill 2026, 09:11
Aktualitet

Edhe pse data shënon 1 prill, në qarkun e Korçës janë rikthyer reshjet e dëborës.
Reshjet kanë nisur gjatë orëve të fundit kryesisht në zonat malore. Reshje dëbore janë regjistruar edhe në aksin Boboshticë-Dardhë, ku trashësia e dëborës varion nga 20 deri në 25 cm.
Kontraktorët ndodhen në terren dhe po punojnë për pastrimin e rrugëve dhe kriposjen e tyre.


