Debatet në gjyqin e Veliajt/ Shtyhet seanca, avokati Plarent Ndreca përplaset me SPAK: Nuk është njohur me aktet hetimore

Aktualitet

Debatet në gjyqin e Veliajt/ Shtyhet seanca, avokati Plarent Ndreca

Erjon Veliaj ka vendosur të mbrohet nga ish-deputeti socialist, Plarent Ndreca, të cilin gjykata e pranoi si avokat të kryebashkiakut në gjykimin e themelit me 30 të pandehur. Por përpara kësaj vendimmarrjeje të ndërmjetme, që i heq avokaten falas, Veliaj pati kundërshtime nga SPAK.

Dy prokurorët Ols Dado dhe Altin Dumani këmbëngulën se Ndreca është pyetur gjatë hetimeve paraprake, por gjykata vlerësoi se ky moment i marrjes së deklaratës së Ndrecës si person në dijeni nuk e bën të papërshtatshëm për mbrojtjen e Veliajt.

Momenti i dytë i përplasjes së avokatit Ndreca me SPAK-un ishte kërkesa që klienti t’i marrë fashikujt sipas ligjit.

Ajo që u pa qartë gjatë gjykimit ishte fakti se Veliaj nuk i ka marrë ende fashikujt dhe se ditën e dorëzimit ka kërkuar avokatët për të qenë të pranishëm. Por prokurorët lexuan procesverbalin e hetuesve, që e përshkruanin Veliajn si konfliktual.

Avokati i Veliajt thotë se do t’i qëndrojnë kërkesës për marrjen e akteve siç kërkon ligji.

Mbas një procesi qe zgjati dy orë, gjyqtarja e posaçme, Engjëllushe Tahiri, vendosi ta shtyjë seancën për në datën 1 prill, ora 9:00./Top Channel

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion