Datat e regjistrimit në Universitet/ Viti i ri akademik, MAS publikon kalendarin e aplikimeve për maturantët

Aktualitet
Datat e regjistrimit në Universitet/ Viti i ri akademik, MAS publikon

Ministria e Arsimit ka miratuar kalendarin për procedurat e aplikimit dhe regjistrimit në Institucionet e Arsimit të Lartë për vitin akademik 2024-2025.

Sipas tij nga 15 deri në 29 korrik, maturantët do të bëjnë pagesat e tarifave.

Nga 30 korrik deri në 4 gusht, përmes aplikimit online bëhet përzgjedhja e 10 programeve të studimit.

Në 29 gusht aplikantët kanë të drejtën e ankimimit.

Faza më e rëndësishme është nga 30 gusht deri në 13 shtator, kur  maturantët do të regjistrohen në Institucionet e Arsimit të Lartë, në 7 faza 48 orëshe. Publikimi I renditjes do të behët në kohë reale.

Nga 14-15 shtator maturantët kanë të drejtën e çregjistrimit nga raundi i parë në universitet.

Rreth 28 mijë nxënës-maturantë në të gjithë Shqipërinë, kryen Provimet e Maturës Shtetërore, duke u testuar në 4 provime gjithsej e tani janë gati për hapjen e një kapitullit të ri në rrugëtimin e e tyre drejt dijes dhe aftësimit të mëtejshëm./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion