“Dallga e betonit mbyt Farkën”, deputeti denoncon ndërtimet e “Kontakt”: Mjaft bletë konvikte!

Aktualitet

“Dallga e betonit mbyt Farkën”, deputeti denoncon

Deputeti socialist Erion Brace ka denoncuar publikisht projektin e fundit ndërtimor në zonën e Farkës në periferi të Tiranës, si një dallgë betoni.
Fjala është për projektin e kompanisë Kontakt, me pronar Fatmir Bektashin, I pandehur nga SPAK, për shkelje të ligjit në dy procedime penale.
Denoncimi i Erion Braces nuk I adresohet impaktit negativ të këtij projekti në mjedis, por edhe asaj që ai ofron, të qënit një konvikt për banorët.
Krahas kritikave për projektin e kompanisë në fjalë, Brace u apelon edhe qytetarëve që të shikojnë me kujdes produktin që blejnë për të jetuar dhe të kërkojnë më shumë se një konvikt.

Denoncimi I Braces:
“DALLGE BETONI NE KODRAT E FARKES;
BOOOOLL ME KETE DALLGE HALUCINANTE QE KETU QUHET BALLADE E ATJE QUHET MANGALEM!
Tani edhe ju qe blini;
Boll blete thejshte fjetine ne konvikt, boll!
Duhet nje ekuiliber i ri mes natyres dhe ndertimit;
Duhet tani!
Dhe nis tek Bujqesia, jo tek ndertimi;
Duhet bere BUJQESIA te prodhoje para me shume se sa parte e tokes bujqesore qe shitet per tu bere DALLGE BETONI!!
Projektet e kompanisë Kontakt, vecanërisht në zonën e “Ali Demit”, njihen për mungesën e hapësirës si për qarkullimin e mjeteve brenda kompleksit, ashtu edhe për ambientet në dispozicion të banorëve dhe fëmijëve.
Nuk ka munguar as reflektimi i qytetarëve në lidhje me postimin e Braces.

Një prej tyre shkruan:
Ndërtimet e reja që Fatmir Bektashi ka promovuar si “dallgët e famshme të betonit” përfaqësojnë një tendencë të njohur në urbanistikën shqiptare: arkitekturë spektakolare për sy, por shumë më pak funksionale për jetesë reale.
Nga jashtë, kompleksi duket si një lodër gjigante ngjyra pastel, forma të lakuara, ndriçim festiv që imiton atmosferën e një resorti. Por, në thelb, mbetet një masiv betoni, i futur në një zonë që vetëm pak vite më parë ishte e gjelbër, e hapur dhe e lirë nga ky tip urbanizimi agresiv.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion