Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit, 32-vjeçari shqiptar në Greqi

Aktualitet

Dalin PAMJET/ Si u ekzekutua në sy të gruas dhe djalit,

Një atentat mafioz ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të enjteje ndaj një çifti shqiptarësh në qytezën e Vyronas (Byron) në afërsi të Athinës në Greqi. Ngjarja ndodhi pak para orës 22:00 me orën lokale. Sipas informacioneve të para që japin mediat greke, një person i cili lëvizte me motoçikletë është ndalur pranë një makine në të cilën ka qenë çifti dhe ka qëlluar drejt tyre.

Burri, 32-vjeçar ka vdekur menjëherë ndërsa gruaja e tij thuhet se është plagosur lehtë. Asnjëri prej tyre nuk kishte kohë të reagonte pasi autori ka vepruar menjëherë dhe ka qëlluar me breshëri plumbash. Krimi ka ndodhur në kryqëzimin e rrugëve Messolonghiou dhe Tsaldari.

Sipas të njëjtave burime, autori mund të mos ketë qenë i vetëm, por ka pasur edhe të paktën 3 bashkëpunëtorë të tjerë. Thuhet se çifti kishte sjellë djalin e vogël për të luajtur në një kënd lojërash, i cili fatkeqësisht ka parë të gjithë skenën. Mediat greke shkruajnë vetëm që çifti kishte kombësi shqiptare, por nuk jep identitetet e tyre.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forca të shumta të policisë. Ata po kërkojnë dhe po mbledhin pamje nga kamerat e sigurisë në zonë ndërsa po hetohet për të kaluarën e viktimës për të zbuluar nëse 32-vjeçari ka pasur mosmarrëveshje personale dhe me kë, në Greqi apo në vendlindje

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion