Dalin PAMJET e sherrit me thika në "Qytet Studenti", autori e godet tre herë, në brinjë, në qafë dhe shpatull

Aktualitet
Dalin PAMJET e sherrit me thika në "Qytet Studenti", autori e

Ky është momenti i sherrit me thikë mes dy studentëve në “Qytet Studenti” më 18 nëntor.

Mediat ka siguruar videon e sherrit mes dy 19-vjeçarve Ajdin Ajvazit dhe Aron Demiraj, ku për pasojë ky i fundit mbeti i plagosur rëndë.

Nga pamjet e siguruara nga kamerat e sigurisë, shihet se si dy të rinjtë fillojnë të konfliktohen me grushta, ndërsa disa sekonda më pas Ajdin Ajvazi nxjerr thikën dhe sulmon Aron Demiraj.

Demiraj mori tre goditje, në brinjë, në qafë dhe shpatull. Pas konfliktit 19-vjeçari ka shkuar në një fast food për të marr ndihmën e parë dhe më pas u transportua në spitalin e Traumës.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Policia arrestoi autorin e plagosjes, ndërsa burime nga vendi i ngajrjes treguan se sherri mes ty të rinjve nisi pasi i plagosuri dyshohet se i përmendi dhe ofendoi motrën autorit, Ajdin Ajvazit.

ME TE LEXUARAT