Dalin PAMJET/ 7-vjeçari po lypte, PËRPLASET nga makina në Tiranë teksa përpiqej të merrte paratë në tokë

Aktualitet

Dalin PAMJET/ 7-vjeçari po lypte, PËRPLASET nga makina në

Eshtë zbardhur dinamika e aksidentit tragjik në zonën e Treshit, Tiranë, ku një 7-vjeçar humbi jetën.

Sipas pamjeve nga kamerat, Tomorr Shukulli i ka dhënë disa monedha 7-vjeçarit, të cilat i kanë rënë në tokë. I mituri ka dalë para makinës për t’i marrë dhe aty është ndezur jeshilja dhe e ka përplasur.

Goditjen fatale ia ka dhënë makina e dytë mbrapa, ku fëmija ka përfunduar poshtë rrotave. 55-vjeçari ka ndaluar makinën menjëherë pasi ka dëgjuar njerëzit në rrugë duke bërtitur, ndërsa 42-vjeçarja Valentina Koltraku, ka vijuar rrugën dhe është larguar. Shukulli e ka dërguar fëmijën te Spitali i Traumës, ndërsa fillimisht ka deklaruar se nuk e kishte përplasur ai. Sipas tij, ka dëgjuar të bërtiturat e njerëzve dhe kur ka dalë ka parë fëmijën të aksidentuar, dhe e ka çuar në spital, por jo se ai ka qenë i pari që e ka përplasur.

Makina fuoristradë që ndodhet e para afër semaforit, drejtohej nga Shukulli, ndërkohë që makina pas tij drejtohet nga Koltraku. Hetimet vijojnë për të identifikuar drejtuesin e makinës që iku dhe për të sqaruar përgjegjësitë ligjore. Sipas të dhënave paraprake, fëmija dyshohet se po lypte në momentin e aksidentit.

55 vjeçari Shukulli i jep para 7 vjeçarit

7-vjeçarit i bien paratë në tokë

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion