DALIN EMRAT/ Kush janë 12 të arrestuarit me urdhër të SPAK, mbushën fshatrat e Shkodrës me kanabis
Pas dy vitesh hetime, SPAK në bashkëpunim me Prokurorinë e Shkodrës, Departamenti i Policisë Kriminale i DPPSH dhe Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër finalizuan operacionin policor të koduar “OBLIKA”.
Nga ky operacion u godit një grup kriminal që kultivonin lënë narkotike kanabis sativa në disa fshatra të Shkodrës, u lëshuan 12 urdhërarreste, ku janë ekzekutuar “Arrest në burg” për 10 shtetas dhe “Arrest në shtëpi” për 2 shtetas.
Masa “arrest me burg” është dhënë për shtetasit Danjela Hasani, Arben Uruçi, Ardjan Tahiri, Hekuran Myrtja, Samet Dahati, Izmir Dahati, Besar Lejthiza, Ermis Sela, Afrim Dahati dhe Arian Popa.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Ndërkohë në “Arrest në shtëpi” u lanë: Pjetër Gjoni dhe Roland Gjoni.
Gjatë periudhës hetimore, grupit i janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe i janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.
Këta 12 shtetas akuzohen se të organizuar si grup i strukturuar, janë implikuar në veprimtaritë kriminale të kultivimit dhe prodhimit të cannabis sativës, në fshatra të ndryshme të Shkodrës, kryesisht në njësinë administrative Oblikë. Gjatë hetimeve të kryera për të dokumentuar veprimtaritë kriminale të këtyre shtetasve, janë sekuestruar 246 kilogramë cannabis në proces tharjeje dhe janë asgjësuar 32 000 bimë cannabisi.