Covid-19 pranë “zhdukjes, Komiteti Teknik i ekspertëve mblidhet sot, pritet lehtësimi i masave

Aktualitet

Covid-19 pranë “zhdukjes, Komiteti Teknik i ekspertëve mblidhet

Ditën e sotme do të mblidhet Komiteti Teknik i ekspertëve, ku pritet të lehtësohen masat parandaluese të përhapjes së Covid-19. Kjo pasi në vendin tonë, pas më shumë se një viti, nuk është regjistruar asnjë viktimë dhe vetëm 15 raste pozitive.

Siç kanë bërë me dije autoritete, Komiteti do të mblidhet ditën e sotme për të na njohur me masa të reja, ku kanë njoftuar paraprakisht se do ketë një lehtësim. Aktualisht në fuqi qëndron ora policore 22:00-06:00 për qytetarët dhe bizneset si dhe maska me detyrim në ambientet e brendshme dhe të jashtme.

Ulja e rasteve të reja, ashtu si kurse e konfirmojnë edhe ekspertët ka ardhur si rezultat edhe i vaksinimeve. Që nga fillimi i këtij procesi në vendin tonë, janë vaksinuar në total 748986 qytetarë, teksa objektivi është që të arrihet deri në 1 mln të vaksinuar brenda qershorit.

ME TE LEXUARAT