Celibashi mesazh partive politike: Mos ndërhyni në procesin e numërimit! Rezultati del brenda javës!

Aktualitet

Celibashi mesazh partive politike: Mos ndërhyni në procesin e

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi në një konferencë për mediat foli për procesin e numërimit të votave për zgjedhjet e 11 majit.

Celibashi u bëri thirrje partive politike që të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit

“Janë 24 KZAZ që e kanë përfunduar procesin e numërimit dhe për subjektet zgjedhore dhe kanë vendosur të nisin nesër me procesin e numërimit të votave për kandidatët e listës së hapur. Kemi patur ndërprerje në KZAZ-të e Fierit, ka rifilluar procesi i numërimit të votave.

Në disa KZAZ, Pustec dhe Devoll ka përfunduar numërimi për partitë dhe koalicionet, ashtu edhe për kandidatët. Procesi i numërimit ka shkuar shumë mirë, por edhe sikur në zgjedhjet e tjera kemi probleme me ecurinë dhe vazhdimësinë normale të këtij procesi.

Në pjesën me të madhe kjo ecuri e ngadaltë është kushtëzuar nga lodhja e numëruesve dhe anëtarëve të KZAZ-së. Një pjesë e tyre kanë qenë komsionerë dhe kur ka përfunduar votimi u është dashur të kryejnë edhe detyrën e numëruesit. Partitë të marrin masa për të ndryshuar anëtarët e grupeve të numërimit.

Ata e dinë se cilët njerëz kanë të propozuar dhe angazhuar dhe duhet të ndërtojnë një sistem me trune. Nuk mund të lejojmë ndërprerjen e procesit të numërimit të votave", tha Celibashi. 

Rezultatin paraprak të zgjedhjeve, Celibashi thotë se do ta kemi brenda kësaj jave

ME TE LEXUARAT