Burri rrëfen dramën: Gjeta gruan me dashnorin në dhomë, e tmerrshme çfarë i bëri vajzës…

Aktualitet

Burri rrëfen dramën: Gjeta gruan me dashnorin në dhomë, e
Një histori e rëndë është transmetuar ditën e sotme në emisionin e përditshëm “Shqipëria live”, ku një burrë, Aleksandër Vaqo, rrëfen se gjeti ish-gruan me një burrë tjetër në shtëpi.

“Hapa derën dhe gjeta dashnorin e gruas dhe gocën e vogël në shtëpi. Kërkova shpjegime, më tha është bojaxhiu, kushëri i largët. I kërkova kartën e identitetit, nuk ma dha, iku me vrap. Por, kishte harruar telefonin në dhomën e gjumit dhe më vonë verifikova që ishte dashnori.

Vajza e vogël u shpreh qartë, tha që ai xhaxhi ka ardhur dhe 5 herë të tjera. Në atë kohë, unë nuk isha ndarë nga gruaja, thjesht isha larguar nga shtëpia”,- shprehet Vaqo.

Por, histori nuk mbaron këtu pasi burri pretendon se vajza e madhe, 14 vjeçe ka lidhje me disa persona dhe është shfrytëzuar për prostitucion. Madje, thotë se për këtë gjë ish-gruaja, njëkohësisht mamaja e vajzës, është në dijeni.

“Gruaja lejon Semihanë, të ketë lidhje me disa njerëz, që e ushtrojnë për prostitucion. Kanë ardhur me grupe në shtëpi dhe kanë abuzuar me vajzën e madhe. Ajo është në një rrjet prostitucioni. Mua më kanë gënjyer në shumë aspekte, goca nuk ka qenë në shtëpi, ka foto, video me të tjerë, nën efektin e alkoolit”, thotë ai.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion