Burg apo shtëpi? Gjykata vendos për fatin e djalit të Breçanit që i këputi këmbën vajzës në Tiranë

Aktualitet

Burg apo shtëpi? Gjykata vendos për fatin e djalit të

Djali i ish-zv/drejtorit të policisë Erzen Breçani nuk do të rikthehet në qeli. Pas daljes se makines nga rruga dhe kalimit te saj ne trotuar ku i këputi këmbën një vajze 23-vjeçe, e cila po ecte në trotuar në zonën e Kinostudios, Jehon Breçani do të vijojë që të qëndrojë në masën e sigurisë “arrest shtëpie”.

Ngjarja ndodhi rreth 19:15 të datës 10 qershor makina luksoze nën drejtimin e 19-vjeçarit Jehon Breçani djali i ish- numrit dy të Policisë së Shtetit Erzen Breçani për shkak të shpejtësisë doli nga rruga në zonën e Kinostudios dhe goditi vajzën 23-vjeçe dhe më pas u përplas me një pemë që ishte buzë rrugës duke përfunduar në fund në murin e një zyre noterie.

Vajza Xhesina Gega humbi njërën këmbë në vend nga goditja duke përfunduar rëndë në spital, ndërsa disa ditë më pas gjendja u stabilizua. Për Breçanin fillimisht u dha masa e sigurisë “arrest me burg”, por më pas ajo u ndryshua në “arrest shtëpie” dhe i riu iku menjëherë në shtëpi pasi u shërua nga dëmtimet e marra prej aksidentit.

Prokuroria e Tiranës apeloi vendimin duke kërkuar ndryshimin e masës së sigurisë për Breçanin nga “arrest shtëpie” në “arrest me burg”. Por ditën e sotme, gjykata e Apelit në njoftimin për mediat thekson se “referuar kërkesës së paraqitur nga organi i prokurorisë për heqjen dorë nga ankimi, vendosi “mospranimin e ankimit ndaj vendimit nr.938/1 akti, datë 25.06.2021 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë për shkak të heqjes dorë prej ankimit.

Pra është vendosur që të mbetet në fuqi masa “arrest shtëpie” për Jehon Breçanin”. Ngjarja e rëndë shkaktoi mjaft reagim publik pasi arroganca dhe pakujdesia e të rinjve të pasur me makine luksoze në rrugët e Shqipërisë është duke rrezikuar çdo ditë jetën e qytetarëve.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion