Bulqizë/ Kishte kultivuar 215 bimë nar'kotike, arrestohet në flagrancë 37-vjeçari (Video)

Aktualitet

Bulqizë/ Kishte kultivuar 215 bimë nar'kotike, arrestohet në
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë, si rezultat i kontrolleve intensive në terren, bazuar edhe në informacionet e siguruara në rrugë operative, në fshatin Okshtun i Vogël, njësia administrative Ostren, zbuluan 2 parcela, në të cilat ishin kultivuar 215 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa.


Gjatë ndërhyrjes, shërbimet e Policisë kapën në flagrancë shtetasin S. K., 37 vjeç, banues në Kamëz, Tiranë, i cili, në vijim të veprimeve të para hetimore, u arrestua si autor i dyshuar i kultivimit të bimëve narkotike.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të rastit.


Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion