BSH: Rreth 105 miliardë lekë u depozituan përmes ATM-ve gjatë vitit 2025

Aktualitet

BSH: Rreth 105 miliardë lekë u depozituan përmes ATM-ve

Zgjerimi i rrjetit dhe automatizimi i shërbimeve po ndikojnë në reduktimin e fluksit në degët fizike dhe në përmirësimin e aksesit të publikut ndaj shërbimeve bankare.

Vlera e depozitimeve të kryera nëpërmjet ATM-ve gjatë vitit 2025 arriti në rreth 105 miliardë lekë, duke shënuar një rritje prej rreth 110% krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, gjatë vitit 2025, nëpërmjet pajisjeve automatike u realizuan afro 2,2 milionë depozitime cash, me një rritje prej 109% në krahasim me vitin 2024.

Në fund të vitit 2025, numri i ATM-ve që ofrojnë funksionin e depozitimit të parasë arriti në 430, ose 9% më shumë se një vit më parë. Këto përbëjnë mbi 39% të totalit të ATM-ve aktive në vend.

Ekspertët vlerësojnë se rritja e depozitimit në ATM është pjesë e transformimit dixhital të sektorit bankar, duke mundësuar shërbime më të shpejta dhe më efikase për qytetarët dhe bizneset./ORA

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion