Qëlloi me breshëri automatiku, arrestohet "i forti" 14-vjeç që terrorizonte banorët në Kurbin

Aktualitet

Qëlloi me breshëri automatiku, arrestohet "i forti"
Një 14-vjeçar banues në fshatin Shpërdhet, Kurbin ka rënë në prangat e policisë. I mituri me iniciale D.T, qarkullonte me automatik dhe ishte dëgjuar disa herë nga banorët e zonës duke qëlluar në ajër me të. Banorët, të terrorizuar kanë njoftuar policinë, të cilët kanë bërë të mundur neutralizimin e 14-vjeçarit dhe sekuestrimin e armës "automatik, me të cilën lëvizte lart e poshtë.

Njoftimi i policisë: Kurbin

Banorët njoftojnë Policinë se i mituri qëllon në ajër me armë zjarri, ndërhyrja në kohë dhe me profesionalizëm e shërbimeve të Policisë, neutralizon pa shkaktuar probleme dhe vë në pranga 14-vjeçarin.

Sekuestrohet arma e zjarrit automatik, me të cilën kishte qëlluar me breshëri në ajër. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin pas marrjes së njoftimit se një shtetas po qëllon me armë zjarri në ajër në fshatin Shpërdhet, Kurbin, kanë organizuar punën dhe falë reagimit të shpejtë e profesional kanë bërë të mundur identifikimin, kapjen dhe arrestimin në flagrancë të autorit, konkretisht shtetasit D.T., 14 vjeç, banues në Mamurras, Kurbin. Shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale edhe armën e zjarrit automatik, me të cilën ky shtetas kishte qëlluar në ajër. Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kurbin, për veprime të mëtejshme./LajmiFundit

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion