Brenda 24 orëve, vriten me thikë dy shqiptarë në Itali, edhe një tjetër i plagosur rëndë

Aktualitet
Brenda 24 orëve, vriten me thikë dy shqiptarë në Itali, edhe

As 24 orë nga vrasja e një shtetasi shqiptar në Itali, një tjetër është vrarë.

Mediat fqinje raportojnë se krimi i rëndë ka ndodhur gjatë natës në Marghera dhe viktima është 40-vjeçar shqiptar, identiteti i të cilit nuk dihet ende.

40-vjeçari është goditur disa herë me thikë, e për pasojë ka humbur jetën. Ndërsa i plagosur ka mbetur edhe vëllai i tij. Mësohet se sherri ka ndodhur në mes të rrugës.

Personat e dyshuar të vrasjes së shqiptarit dhe plagosjes së vëllait të tij janë dy persona me kombësi maqedonase. Ata janë vënë në pranga të Policisë italiane.

Ndërsa ditën e djeshme një 42-vjeçar shqiptar është qëlluar me thikë përpara një lokali në Bettola të Italisë. Viktima është identifikuar si Nikolin Nika, baba i dy fëmijëve dhe jetonte prej shumë kohësh në këtë qytet.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion