Braçe e akuzoi se s`blen qumësht nga fermerët shqiptarë, ja sa ka marrë “Lufra” jashtë Shqipërisë në 3 vitet e fundit

Kompania Lufra u vendos në qendër të akuzave nga deputeti Erion Braçe për faktin se nuk po blen qumësht si lëndë të parë nga fermerët shqiptarë. Ndërkohë që hedh sasi të mëdha në treg, e nuk furnizohet me product vendas, pyetja që lind është nga e gjen kjo kompani sasinë e produkteve që hedh në treg.
Lajmifundit.al kërkoi të dhëna zyrtare nga Autoriteti Kombëtar i Ushqimit në lidhje më këtë fakt. Ky institucion nuk ka të dhëna të plota për gjithë informacionet e kërkuara, por ajo që evidentohet është se nga voiti 2023 deri në vitin 2025 Lufra ka marrë sasi të mëdha qumështi nga Hungaria, Italia dhe Serbia.
Pergjigja e AKU:
Lidhur me kerkesen per informacion nepermjet se ciles kerkohen te dhena mbi subjektin "Lufra" "ADG shpk " me aktivitet prodhim perpunim te qumeshtit dhe produkteve te tij ne vijim do te gjeni informacionin sipas pyetjeve:
Sa eshte sasia e qumeshtit qe ka importuar ne Shqiperi nga jashte vendit, per vitin 2023, cfare kategorish te ketij produkti ka importuar (qumesht i lengshem natyral, pluhur), cila eshte origjina e tyre dhe me cfare cmimi?
Per vitin 2023 subjekti ADG "Lufra" ka importuar 3706.61 ton qumesht nga Hungaria, Italia dhe Serbia, kategoria qumesht i lengshem natyral. Nuk disponojme te dhena mbi cmimin e produkteve te cilat importohen nga subjektet ne Shqiperi.
Sa eshte sasia e qumeshtit qe ka importuar ne Shqiperi nga jashte vendit, per vitin 2024, cfare kategorish te ketij produkti ka importuar (qumesht i lengshem natyral, pluhur) , cila eshte origjina e tyre dhe me cfare cmimi?
Per vitin 2024 subjekti ADG "Lufra" ka importuar 3341.91 ton qumesht nga Hungaria, Kosova, Serbia dhe Sllovenia, kategoria qumesht i lengshem natyral. Nuk disponojme te dhena mbi cmimin e produkteve te cilat importohen nga subjektet ne Shqiperi.
Sa eshte sasia e qumeshtit qe ka importuar ne Shqiperi nga jashte vendit, per vitin 2025, cfare kategorish te ketij produkti ka importuar (qumesht i lengshem natyral, pluhur) , cila eshte origjina e tyre dhe me cfare cmimi?
Per vitin 2025 subjekti ADG "Lufra" ka importuar 2900.42 ton qumesht, kategoria qumesht i lengshem natyral. Nuk disponojme te dhena mbi cmimin e produkteve te cilat importohen nga subjektet ne Shqiperi.
Sqarim: Shifrat e 2025 janë marrë në muajin dhjetor dhe nuk përfaqësojnë të dhënat e plota të vitit.


