Bosët e krimit u arratisen disa ditë para, Dumani zbulon nëse u dekonspirua operacioni i SPAK
Në seancën dëgjimore te Komisioni i Ligjeve, kreu i SPAK, Altin Dumani iu përgjigj pyetjeve të pjesëmarrësve në Komision.
Deputeti demokrat, Ferdinand Xhaferi pyeti Dumanin lidhur me megaoperacionin e SPAK të zhvilluar javën e kaluar kundër shtatë grupeve kriminale. Në përgjigjen e tij Dumani se në dijeninë e tij nuk ka asnjë indicie që operacioni të jetë dekonspiruar.
Më tej gjatë fjalës së tij, kreu i SPAK tha se prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Altin Dumani: Prokurorët e SPAK janë të pavarur dhe ndihen të tillë. Këtë pavarësi ia ka garantuar Kuvebndi me ndryshimet kushtetuese të 2017-ës. Në vlerësimin tim, garanton pavarësinë e prokurorëve. Nuk ka vend dhe nuk është e nevojshme inicimi i këtyre gjerave për garantimin e pavarësisë. A ndihen të influencuar nga lufta politike, mediatike?!
Unë e thash dhe qëparë që prokurorët e SPAK kanë dhe duhet t’i bëjnë veshët shurdh ndaj çdo lloj sulmi mediatik apo politik. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve të shkarkuar, e përmenda dhe më parë. Të çosh 4 gjyqtarë për gjykim nuk janë pak. Ne kemi regjistruar, vetëm duke marrë indicie, kemi nuhatur se mund të kemi të bëjmë me raste korruptive.