BMW X5 del nga rruga në Tiranë, humb jetën shoferi, plagosen pasagjerët
Lajmifundit
/
16 Qershor 2023, 08:10
Aktualitet
Nje aksident me vdekje ka ndodhur ne Tirane, pas daljes se nje mjeti nga rruga.
Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 16.06.2023, rreth orëve të para të mëngjesit, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, një automjet tip “BMW X5”, dyshohet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me mbajtësen anësore të rrugës.
Si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë shtetasi V. M., 35 vjeç, si dhe janë dëmtuar shtetasit E. H., 34 vjeç, dhe shtetasi E. C., 32 vjeç, të cilët ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.