Bllokohet trageti në Liqenin e Komanit, nën hetim pronari

Aktualitet

Bllokohet trageti në Liqenin e Komanit, nën hetim pronari

Një traget dhe pesë varka të ndërtuara në mënyrë artizanale  që ushtronin aktivitetin e tyre në Liqenin e Komanit, janë bllokuar nga policia, pas kontrollove të ushtruara në kuadër të operacionit policor të koduar “Komani”.

Sipas informacioneve të policisë, trageti ishte i paregjistruar në organet tatimore, kishte punonjës te paregjistruar, si dhe mungonte leja e drejtimit për guidimin e tij. Për pasojë, është proceduar penalisht 53-vjeçari, pronari i tragetit, për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Mospagimi i taksave dhe tatimeve” dhe “Punësimi i paligjshëm”.

Ndërkaq, u kontatua se pesë varkat ishin të pasigurta për lundrim dhe pronarët e tyre janë ndëshkuar me masë administrative nga 10 000 lekë të rinj.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Operacioni, nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, Komisariati i Policisë Vau i Dejës, Policia Kufitare e Shkodrës, FNSH Shkodër, në bashkëpunim me Autoritetin Portual të Durrësit.

 

ME TE LEXUARAT