Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”/ Policia apel: Drejtuesit të përdorin aksin Maliq–Lozhan-Elbasan

Aktualitet

Bllokim i qarkullimit në “Kthesat e Dragostunjës”/ Policia

Aksi i rrugës kombëtare që lidh Tiranën me zonën Juglindore të vendit dhe anasjelltas vijon të jetë i bllokuar që prej orës 11:00 të ditës së dielë, në vendin e njohur si “Kthesat e Dragostunjës” në dalje të qytetit të Librazhdit.

Sipas të dhënave zyrtare, bllokimi i qarkullimit vazhdon ende, duke pamundësuar kalimin normal të mjeteve në këtë segment rrugor.

Nga ora 12:00 e në vijim, shërbimet përkatëse të policisë rrugore janë vendosur në terren dhe po punojnë për menaxhimin e situatës, si dhe për orientimin e drejtuesve të automjeteve drejt akseve alternative.

Konkretisht, drejtuesit e mjeteve që udhëtojnë në drejtim të Tiranës dhe rretheve të tjera po orientohen të përdorin itinerarin Maliq – Lozhan – Moglicë – Gramsh-Elbasan.

Autoritetet u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar, të respektojnë udhëzimet e shërbimeve në terren dhe të informohen paraprakisht mbi gjendjen e rrugëve, deri në normalizimin e plotë të qarkullimit në aksin e bllokuar/SOT

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion